Abdullah Konushevci lindi dhe u rrit në Prishtinë, ku mbaroi edhe shkollimin fillor, të mesmë dhe të lartë. Studio letërsinë krahasimtare në Universitetin e Zagrebit dhe punoi mbi 20 vjet si gazetar në “Bota e Re” dhe “Rilindja”.
Abdullah Konushevci lindi dhe u rrit në Prishtinë, ku mbaroi edhe shkollimin fillor, të mesmë dhe të lartë. Studio letërsinë krahasimtare në Universitetin e Zagrebit dhe punoi mbi 20 vjet si gazetar në “Bota e Re” dhe “Rilindja”.
Ka botuar me qindra artikuj dhe recensioni për letërsinë e shkruar dhe gojore, për gjuhën shqipe, si dhe ka përgatitur për shtyp (radhitje, faqosje) një numër të madhe veprash e revistash letrare. Shumë poezi të tij janë përkthyer anglisht, gjermanisht, rumanisht, sllovenisht, kroatisht, sllovakisht dhe turqisht. Për poezinë e Abdullah Konushevcit kanë shkruar: Sylejman Syla, Xhemail Mustafa, Ibrahim Rugova, Hysni Hoxha, Ali Aliu, Sabri Hamiti, Ramadan Musliu, Rushit Ramabaj, Milazim Krasniqi, Ismail Belaj, Ismail Syla, Salih Bytyçi, Medi Memishi etj.
Vëllimet me poezi
Rënia e mollës (poezi, 1981),
Pad jabuke (serbisht, 1982),
Qerrja e diellit (poezi, 1983),
Loja e strucit (poezi, 1987),
Të qenët të mosqenë (poezi, 1990),
Pikat AD (poezi, 2002)
Gjuha shqipe XI (tekst shkollor, "Dukagjini", 2004)
Përkthimet nga anglishtja
Rabindranath Tagore: Gitangjali dhe Mbledhja e frutave (“Rilindja”, 1988);
Ernest Hemingway: Dielli lind përsëri (botoi “Rilindja” në vazhdime, 1989);
Ikona e lotëve (film dokumentar” (2006), përkthyer nga shqipja në anglisht
Ludo Huperts: Tregime nga Kosova (2006).
Përkthimet nga kroatishtja
Teofrasti: Karakteret (“Rilindja”, 1983),
M. Slaviçek: Pse të mos jemi derisa jemi (“Rilindja”, 1990) dhe
Grup autorësh: Historia e letërsisë botërore, V (“Rilindja”, 1989)
Marre nga : www.sq.wikipedia.org